top of page

SOT radha e Skënderbeut/ “Ujqërit” sot për tre pikë ndaj Vllaznisë!

2 hours ago
1 min read

Java e 10-të e superligës e thënë ndryshe java e parë e fazës së dytë luhet duke filluar nga sot deri nesër, pra të dielën dhe të hënën. Kalendari i zyrtarizuar tashmë nga FSHF-ja sjell dy ditë përballje më 1 dhe 2 nëntor.


Ditën e sotme më 1 nëntor luhen 3 takime dhe të hënën e 2 nëntorit (nesër) mbyllet java me dy ndeshjet e fundit.


Në këtë mënyrë, java e 10-të starton sot më sfidën mes Tiranës dhe Egnatias një përballje interesante që starton në orën 13:30. Më pas në orën 18:30 luhen dy ndeshjet e tjera. Është radha e Skënderbeut së pari, në ndeshjen ndaj Vllaznisë, takim që starton në orën 18:30.


Skënderbeu vjen pas barazimit së fundi ndaj Laçit dhe pret shkodranët mbrëmjen e sotme me obektivin e vetëm trepikëshin, duke parë edhe formën jo të mirë që po kalon Vllaznia.

Ndeshja tjetër e ditës që luhet në të njëjtën orë me përballjen e Skënderbeut, është ajo mes Elbasanit dhe Laçit edhe kjo një ndeshje që pritet të jetë e luftuar.


Ditën e hënë (nesër) më 2 nëntor do të jetë radha e dy përballjeve të fundit, ku Vora pret në shtëpi Dinamon dhe Teuta në Durrës do të presë Partizanit, të dy këto takime që do të startojnë në orën 18:30.


Më poshtë sjellim sfidat e javës së parë të fazës së dytë, ose e thënë ndryshe javës së 10-të të superligës.


JAVA 10


1 nëntor (E Diel)

Tirana-Egnatia Ora 13:30

Elbasani-Laçi Ora 18:30

Skënderbeu-Vllaznia Ora 18:30


2 nëntor (E Hënë)

Vora-Dinamo Ora 18:30

Teuta-Partizani Ora 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page