top of page

Kategoria e Parë/ Java e 9-të luhet të dielën dhe të hënën, gjashtë sfida në program. Pogradeci sot ndaj Besës

18 hours ago
1 min read

Kategoria e Parë do të rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 9-të të kampionatit. Ekipet do të zbresin në fushë në dy ditë, të dielën dhe të hënën, me gjashtë takime në program.


Java do të nisë të dielën, më 1 nëntor, me katër ndeshje që do të luhen në orën 13:30. Besa do të presë Pogradecin, Burreli do të përballet me Bylisin, Kastrioti do të luajë ndaj Korabit, ndërsa Oriku do të sfidojë Besëlidhjen.


Takimet e javës së 9-të do të vijojnë të hënën, më 2 nëntor. Në orën 13:30, Sopoti do të përballet me Ilirinë, ndërsa në orën 16:00 do të luhet një tjetër përballje interesante mes Flamurtarit dhe Kukësit.


Të gjitha skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo javë kampionati, në një garë që vijon me objektiva të rëndësishëm për secilin ekip.


Kategoria e Parë/ Java 9


E diel, 1 nëntor


Besa – Pogradeci 13:30


Burreli – Bylis 13:30


Kastrioti – Korabi 13:30


Oriku – Besëlidhja 13:30



E hënë, 2 nëntor


Sopoti – Iliria 13:30


Flamurtari – Kukësi 16:00

“KORÇA BOOM”


bottom of page