top of page

Përmbyset mjeti sportiv, humb jetën 46-vjeçari në vend, pl*goset vëllai i tij

6 minutes ago
1 min read

Një aksident tragjik është regjistruar në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, në Has, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi mjeti sportiv me të cilin udhëtonte është përmbysur.


Viktima është shtetasi A. Q., 46 vjeç, i cili ishte drejtuesi i mjetit. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.


Sipas informacionit paraprak të Policisë, mjeti sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht, duke shkaktuar vdekjen e 46-vjeçarit.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page