top of page

“Nuk e v*amë ne”, bashkëshortja dhe djali i Urim Fikut flasin para gjykatës

3 minutes ago
1 min read

Prej rreth dy orësh vijon në Gjykatën e Dibrës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj bashkëshortes dhe djalit të Urim Fikut, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit në fshatin Godvi të Bulqizës.


Sadete Fiku dhe djali i saj, Gazmir Fiku, nuk kanë pranuar autorësinë e krimit. Sipas informacioneve nga brenda gjykatës, ata janë shprehur para trupit gjykues: “Nuk e vramë ne, nuk kemi lidhje me ngjarjen”.


Deri në këto momente, gjykata nuk ka marrë ende një vendim për masën e sigurisë, ndërsa seanca vijon.

Policia njoftoi një ditë pas ngjarjes arrestimin e Sadete Fikut, 57 vjeçe, dhe djalit të saj, Gazmir Fiku, 33 vjeç, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit, e ndodhur më 3 nëntor.


Fillimisht, vdekja e Urim Fikut u raportua si një sulm i mundshëm nga një ari. Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në Tiranë zbuloi se 61-vjeçari kishte një plagë në gjoks, të shkaktuar nga arma e zjarrit, duke ndryshuar drejtimin e hetimeve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page