Dyshime për helmim ushqimor në një kopsht/ 7 fëmijë në pediatri, 5 të shtruar në spital
6 hours ago
1 min read
Dyshime për probleme nga ushqimi janë regjistruar në Vlorë, ku 7 raste kanë kërkuar shërbim në pediatri.
Të tjerë prindër konfirmojnë simptomat, por u kanë dhënë fëmijëve shërbim në banesë.
Bëhet fjalë për fëmijët e Kopshtit nr. 10 në Vlorë, të cilët mbrëmjen e kaluar kanë pasur simptoma me bark e të vjella të vazhdueshme.
Dyshimet janë për helmim, sipas informacioneve që korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, disponon.
Spitali ka lajmëruar Institutin e Shëndetit Publik, të cilët kanë marrë mostrat dhe presin përgjigjen e analizave se nga ka ardhur helmimi.
5 nga 7 rastet e paraqitura në pediatri janë shtruar dhe vazhdojnë të jenë në spital.
“KORÇA BOOM”
















