top of page

Aktivisti bën thirrjen e fortë në protestë: Studentët të nxjerrin kandidatin e tyre

2 hours ago
1 min read

Një aktivist, i pranishëm në protestën përpara Ministrisë së Arsimit, u ka bërë thirrje studentëve që të organizohen në një lëvizje të pavarur, e cila të ketë mbështetjen e qytetarëve dhe të propozojë një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.


Sipas tij, protesta duhet të kalojë në një fazë konkrete organizimi, duke mos u identifikuar me asnjë forcë politike, por duke krijuar një alternativë të drejtuar nga vetë studentët.

Aktivisti theksoi se kandidati duhet të dalë nga radhët e lëvizjes studentore dhe më pas partitë politike të ftohen për ta mbështetur, pa vendosur logot apo interesat e tyre në qendër të nismës.


“Studentët duhet të konkretizojnë diçka. Do të kenë mbështetjen totale të popullit. Duhet t’i mbështesim studentët dhe t’i lejojmë të krijojnë lëvizjen e tyre, të nxjerrin kandidatë”, u shpreh ai.

Më tej, aktivisti përmendi edhe shembullin e Serbisë, duke argumentuar se studentët duhet të organizohen dhe të krijojnë një alternativë të përbashkët.


“Objektivi duhet të jetë që të nxjerrin një kandidat të përbashkët, të mos ketë logo partie. Studentët duhet të organizohen dhe nga studentët të nxirret kandidati, më pas t’i bëhet ftesë çdo partie politike që ta mbështesë. Misioni konkret është marrja e Bashkisë së Tiranës”, deklaroi aktivisti.

“KORÇA BOOM”


bottom of page