Kategoria e Parë/ 9 gola në 5 ndeshje, Besa ndalet në Kavajë, fitore për Pogradecin dhe Bylisin
Kanë përfunduar pesë ndeshjet e javës së 10-të në Kategorinë e Parë, të cilat kanë prodhuar në total 9 gola dhe rezultate interesante në garën për objektivat sezonale.
Iliria e Fushë-Krujës, në rolin e kryesueses, ka arritur të marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Orikut. Goli që vendosi fatin e takimit u realizua në minutën e 26-të nga Darnell Kithambo.
Një fitore të rëndësishme regjistroi edhe Pogradeci, që triumfoi 1-0 ndaj Besëlidhjes në një përballje të fortë. Kukësi gjithashtu nuk gaboi, duke mposhtur Sopotit me rezultatin 2-0.
Surpriza e kësaj jave erdhi nga Kavaja, ku Besa u ndal në barazimin 1-1 ndaj Burrelit, duke lënë pikë të rëndësishme.
Ndërkohë, Bylisi arriti të triumfojë ndaj Kastriotit në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit. Sfida përfundoi 2-1, në një përballje me tre gola që i dha ballshiotëve një fitore të vlefshme.
“KORÇA BOOM”
















