Ndreca ngre alarmin nga Spitali i Fierit: Këmba e Veliajt nuk është ngjitur, kërkohet ndërhyrje urgjente
Në një reagim nga Spitali Memorial i Fierit, Ndreca bëri të ditur se pas vlerësimit të gjendjes nga një mjek turk, është konstatuar se këmba nuk është pastruar siç duhet dhe, për pasojë, nuk është bashkuar.
Avokati deklaroi se kishte shkuar në spital për të marrë kartelën mjekësore, me qëllim konsultimin me specialistët në Tiranë, por pretendoi se dokumentacioni nuk i ishte vënë në dispozicion.
“Këmba nuk është pastruar dhe si rrjedhojë nuk është ngjitur dhe kërkohet ndërhyrje urgjente. Kam ardhur për të marrë dokumentacionin që të konsultohem me mjekët specialistë në Tiranë, por nuk po mundem ta siguroj. Situata është urgjente, i kam çuar email edhe Drejtorisë së Burgjeve dhe drejtorit të IEVP Fier”, deklaroi Ndreca.
Ai e cilësoi situatën skandaloze, duke akuzuar institucionet për neglizhencë dhe paralajmëruar për pasoja të mundshme afatgjata në rikuperimin e Veliajt dhe aftësinë e tij për të ecur.
“Është e rrezikshme për rikuperimin dhe pasojat në vijim të ecjes së Veliajt. Ka një problematikë me ndjeshmërinë e këmbës dhe, për rrjedhojë, duhet të shihet menjëherë nga specialistët, që të mos ketë pasoja të tjera të parikuperueshme”, u shpreh avokati.
“KORÇA BOOM”
















