top of page

Fëmijët e kopshtit dyshohet se u helmuan nga ushqimi, reagon Ministria: Kemi nisur hetimin epidemiologjik

3 hours ago
1 min read

Ministria e Shëndetësisë konfirmon helmimin e disa vogëlushëve në një nga kopshtet publike të Vlorës, duke thënë se specialistët e saj kanë nisur hetimin epidemiologjik dhe vlerësimin laboratorik për të identifikuar shkakun e shfaqjes së këtyre rasteve.


Fëmijët e Kopshtit Nr.10 janë paraqitur mbrëmjen e djeshme në spital me dhimbje të forta barku dhe të vjella dhe po marrin trajtim në Pediatri. Ndërkohë, raportohet se numri i fëmijëve të prekur është më i lartë, por ata janë trajtuar në shtëpi, sepse kanë qenë në fazë më të lehtë.


“Pas konstatimit të rasteve, është njoftuar Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë, specialistët e së cilës kanë mbërritur në spital dhe kanë marrë mostrat për kryerjen e analizave përkatëse laboratorike.


Aktualisht, autoritetet shëndetësore kanë nisur hetimin epidemiologjik dhe vlerësimin laboratorik për të identifikuar shkakun e shfaqjes së këtyre rasteve.


Ndërkohë, Spitali Rajonal i Vlorës, në bashkëpunim me strukturat e shëndetit publik, po monitoron situatën dhe po ndjek procedurat e nevojshme për vlerësimin dhe menaxhimin e saj.


Deri në përfundimin e analizave laboratorike, shkaku i rasteve mbetet ende i papërcaktuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë./ Newsbomb.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page