Kthjellime dhe vranësira, si do jetë moti sot
9 hours ago
1 min read
Vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.
Sipas parashikimit, era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, ajo pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 10 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1-2 ballë.
“KORÇA BOOM”
















