top of page

7 nxënëse e denoncojnë për ngacmim seksual, ndalohet mësuesi i edukimit fizik

3 hours ago
1 min read

Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai jepte mësim e kanë kallëzuar për ngacmim seksual.


Sipas deklarimeve të vajzave, të moshave 14 deri në 17 vjeçe, 35-vjeçari dyshohet se i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës.


Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se në kuadër të veprimeve hetimore është ndaluar shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili ushtronte detyrën e mësuesit të edukimit fizik në këtë institucion arsimor.


Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave.

“KORÇA BOOM”


bottom of page