TRAGJEDI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në krye të detyrës 45-vjeçari (Emri)
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të premte qytetin e Vlorës, ku një punonjës i tensionit të lartë ka humbur jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës.
Viktima është identifikuar si 45-vjeçari Altin Petanaj, me profesion elektricist pranë Drejtorisë së Tensionit të Lartë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kocul, ku 45-vjeçari po punonte për riparimin e një defekti në rrjet.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë procesit të punës mbi shtyllë, Petanaj ka rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me rrymën elektrike. Goditja nga tensioni i lartë ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e polisë dhe grupi hetimor për të verifikuar rrethanat e plota të incidentit tragjik, si dhe për të kontrolluar nëse janë zbatuar të gjitha rregullat e sigurimit teknik gjatë punimeve në rrjet.
“KORÇA BOOM”
















