FSHF zbardh vendimet, gjoba dhe pezullime për disa klube të Superiores
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka zbardhur vendimet për shkeljet e konstatuara gjatë ndeshjeve të fundjavës në futbollin shqiptar. Masat përfshijnë pezullime për zyrtarë klubesh, gjoba financiare dhe paralajmërime.
Zyrtarët e AF Elbasanit, Klaudio Allkja, dhe KF Tiranës, Omer Bunjaku, janë dënuar me nga katër ndeshje pezullim për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
AF Elbasani është gjobitur gjithashtu me 50 mijë lekë për sjelljen e spektatorëve, të cilët kanë ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike.
Në vendimet e Disiplinës është përfshirë edhe Vllaznia. Klubi shkodran është paralajmëruar për përdorimin e stadiumit “Loro Boriçi” për seanca stërvitore në ditët para ndeshjeve zyrtare.
FC Dinamo City është gjobitur me 50 mijë lekë për mosrespektimin e detyrimit për të nxjerrë zyrtarët në intervistën pas ndeshjes.
Ndërkohë, KF Shiroka është dënuar me 300 mijë lekë gjobë për lejimin e hyrjes së personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe mosgarantimin e sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes. Gjoba aplikohet në masën 20%, sipas vendimit të Komisionit.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës
Vllaznia: Paralajmërim për përdorimin e stadiumit “Loro Boriçi” për stërvitje në ditët para ndeshjeve zyrtare.
AF Elbasani: 50 mijë lekë gjobë për ndezjen e flakadanëve dhe mjeteve piroteknike nga spektatorët.
Klaudio Allkja (AF Elbasani): 4 ndeshje pezullim për sjellje josportive.
Omer Bunjaku (KF Tirana): 4 ndeshje pezullim për sjellje josportive.
FC Dinamo City: 50 mijë lekë gjobë për mosrespektimin e detyrimit për intervistën pas ndeshjes.
KF Shiroka: 300 mijë lekë gjobë për hyrjen e personave të paautorizuar në fushë dhe mungesën e garantimit të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes.
“KORÇA BOOM”
















