JAVA 11/ Luhet në dy ditë. Ja kur luhet Dinamo-Skënderbeu në Korçë!
Java e 11-të e superligës do të vijë këtë fundjavë dhe më pas do të ketë ndërpreje të kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares.
Dy ditë do të jenë këtë fundjavë për javën e 11-të, teksa të shtunën e 7 nëntorit dhe të dielën e 8 nëntorit do të jenë dy datat e 5 përballjeve të kësaj jave.
Në këtë mënyrë të shtunën do të luhen 3 ndeshjet e para, ku starti do të jetë në orën 13:30 me dy përballje. Tirana-Teuta dhe Laçi-Partizani janë dy ndeshjet e para të ditës së shtunë, ndërkohë që po atë ditë në orën 18:30 do të luhet edhe Vllaznia-Elbasani.
Më pas të dielën e 8 nëntorit vijnë dy ndeshjet e fundit, ku në orën 16:00 është radha e Skënderbeut. Dinamo-Skënderbeu është ndeshja e orës 16:00 dhe sfida e fundit e javës do të jetë ajo mes Egnatias dhe Vorës.
Më poshtë sjellim të gjitha ndeshjet me oraret dhe ditët përkatëse:
JAVA 11
7 nëntor (E Shtunë)
Tirana-Teuta Ora 13:30
Laçi-Partizani Ora 13:30
Vllaznia-Elbasani Ora 18:30
8 nëntor (E Diel)
Dinamo-Skënderbeu Ora 16:00
Egnatia-Vora Ora 18:30
“KORÇA BOOM”
















