top of page

I shkaktoi v*ekjen futbollistit në fushë, ja çfarë pritet të ndodhë me portierin

3 hours ago
1 min read

Portieri i FC Andorra, Jesús Owono, pritet të mos përballet me akuza penale pas incidentit tragjik në fushën e lojës, ku humbi jetën sulmuesi i Tenerife-s, Jesús de Miguel.


Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ndeshjes mes dy skuadrave, kur Owono tentoi të largonte topin, por gjatë dyluftimit goditi me gju në gjoks kundërshtarin. De Miguel u rrëzua menjëherë në fushë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare.


Portieri u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen, ndërsa pas tragjedisë deklaroi se nuk kishte pasur asnjë qëllim për të dëmtuar kundërshtarin. Sipas raportimeve, ai është i tronditur thellësisht nga ngjarja.


Owono u përball edhe me reagime të ashpra nga tifozët, të cilët gjatë largimit nga fusha e cilësuan si “vrasës”. Pamjet e momentit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.


Sipas mediave spanjolle, portieri pritet të mos përballet me pasoja penale, por mund të marrë një sanksion të rëndë sportiv, që parashikohet të jetë nga 8 deri në 12 ndeshje pezullim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page