top of page

Abissnet Superiore/ Formacioni më i mirë i javës së 10-të, Lagonidis i Skënderbeut në 11-shen më të mirë

7 hours ago
1 min read

Pas përfundimit të javës së 10-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit ka përzgjedhur formacionin më të mirë të kësaj jave, sipas skemës 1-3-4-2-1.


Në formacionin e javës spikasin lojtarët e Partizanit, me tre futbollistë të përzgjedhur, pas fitores 1-0 në transfertë ndaj Teutës, ndërsa Egnatia dhe AF Elbasani përfaqësohen me nga dy lojtarë.


Pjesë e 11-shes më të mirë janë gjithashtu futbollistë të Dinamo City, Vllaznisë, Skënderbeut dhe Vorës.


Formacioni më i mirë i javës së 10-të (1-3-4-2-1):


Portier: Pano Qirko (Partizani)


Mbrojtës: David Atanaskoski (Partizani), Elmando Gjini (AF Elbasani), Georgios Lagonidis (Skënderbeu)


Mesfushorë: Edon Murataj (Vllaznia), Dion Vata (Partizani), Malomo (Dinamo City), Dario Daka (Vora)


Mesfushorë ofensivë: Alessandro Albanese (Egnatia), Karim Loukili (Egnatia)


Sulmues: Atdhe Mazari (AF Elbasani)


Ndërkohë, trajneri më i mirë i javës së 10-të është përzgjedhur Mislav Karoglan, tekniku i Partizanit, pas fitores së rëndësishme në transfertë ndaj Teutës, që i dha fund serisë prej gjashtë humbjesh radhazi për skuadrën kryeqytetase.

“KORÇA BOOM”


bottom of page