Lajmi i fundit/ 36-vjeçari plagoset me a*më, detaje nga ngjarja e rëndë
20 hours ago
1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes, 6 nëntor, në Athinë, ku një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri brenda automjetit të tij.
Sipas informacioneve paraprake, shqiptari është qëlluar me një plumb në pjesën e barkut.
Pavarësisht plagës së marrë, ai ka mbijetuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja është raportuar rreth orës 20:35, në rrugën “Lenorman”, në numrin 197, në zonën e Kolonos.
Ka qenë një banor i zonës ai që ka telefonuar shërbimet e emergjencës, duke njoftuar për të shtëna me armë zjarri.
Rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.
“KORÇA BOOM”
















