top of page


Publikohet fotoja, ky është 21-vjeçari që vr*u nënën e tij
Mediat italiane kanë publikuar fotografinë e 21-vjeçarit shqiptar, Eduart Xhani, i cili vrau nënën e tij 39-vjeçare, Meleqe Lusha. Ngjarja e rëndë u shënua dy ditë më parë në shtëpinë e tyre në Chiari të Brescias. Sipas mediave vendase, i riu e qëlloi rreth 10 herë me thikë nënën e tij. Ai më pas u largua me makinë, por vetëm pas disa orësh vendosi që të shkonte të dorëzohej në polici. Ndërkohë autoritetet italiane dyshojnë se 21-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor, e ky
2 hours ago


Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!
Një kërcënim me bombë ndaj një anijeje kroçere të menaxhuar nga një kompani izraelite ka nxitur një operacion sigurie në portin e ishullit grek të Sirosit, pas pretendimit të një personi të panjohur se një mjet shpërthyes ishte vendosur në trupin e anijes, njoftuan autoritetet greke. Anija Crown Iris, me flamur të Panamasë dhe e menaxhuar nga kompania izraelite Mano Maritime, ishte bërë gati të lundronte drejt Haifës me 940 pasagjerë dhe 597 anëtarë ekuipazhi në bord kur u mo
1 day ago


E rriti e vetme djalin, por përfundoi e v*arë prej tij, rrëfimi tronditës
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të Italisë, ku 21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani dyshohet se vrau me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, brenda banesës së tyre. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e krimit. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, krimi ndodhi gjatë natës në banesën e familjes, në rrugën Tagliata. Pas ngjarjes, i riu u largua
2 days ago


E rëndë, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin
Futbolli spanjoll ka përjetuar sot momente ankthi në ndeshjen mes Tenerifes dhe Andorrës, ku futbollisti Hesus de Miguel ka përfunduar në spital me urgjencë pasi ka pësuar një atak kardiak në fushë. Ngjarja ndodhi në minutat shtesë të sfidës së La Liga 2, kur De Miguel u nis në një sulm pas një topi të gjatë, por u përplas në tokë nga portieri Ouono i cili po mundohej ta ndalonte. Lojtari mbeti pa ndjenja në tokë ndërsa pësoi edhe atak kardiak, duke sjellë skena alarmuese në
3 days ago


Tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter
Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur ishullin jugor të Kretës në Greqi, por deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale. Këtë të hënë tërmeti u regjistrua në orën 18:49, rreth 56 kilometra në juglindje të Goudouras, në pjesën lindore të Kretës, në një thellësi prej më shumë se 29 kilometrash. Kreta ndodhet pranë zonës ku pllakat tektonike evropiane dhe afrikane përplasen me njëra-tjetrën. Për këtë arsye, ishulli është pjesë e n
3 days ago


Vr*u kushëririn me petull, SHOKON i akuzuari: “E doja si vëlla…”
Përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake (GIP), Elico Fantuzzi zgjodhi të mos u përgjigjej pyetjeve, por të jepte deklarime spontane. Ai akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, të cilit i ishte caktuar kujdestar ligjor, por rasti nuk lidhet me një armë tradicionale krimi. Sipas hetimeve, shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë një bombolone me krem (ëmbëlsirë italiane e mbushur me krem). Alfredo, 74 vjeç, ndodhej në një shtëpi kujdesi për të moshuarit. Elico ishte kujdestari
4 days ago


Lajm i keq për shqiptarët që presin Green Card, gjykata merr vendimin e fundit për lotarinë 2027
Lotaria Amerikane e Green Card për vitin 2027 do të vijojë të mbetet e pezulluar, pasi një gjykatë federale e apelit në San Francisko të Kalifornisë ka bllokuar përkohësisht vendimin që detyronte administratën e presidentit Donald Trump të rihapte programin e vizave. Vendimi është marrë nga një trupë prej tre gjyqtarësh dhe i lejon qeverisë amerikane të mbajë në fuqi pezullimin e programit, deri në shqyrtimin e mëtejshëm të apelimit. Çështja nisi pas një padie të depozituar n
6 days ago


BE propozon 15 vite periudhë prove për anëtarët e rinj, çfarë rrezikojnë vendet që shkelin rregullat
Bashkimi Evropian po shqyrton vendosjen e rregullave të reja për vendet që do t’i bashkohen bllokut në të ardhmen, duke përfshirë një periudhë prove deri në 15 vjet dhe mundësinë e pezullimit të të drejtave të votës në rast të shkeljeve të rënda të vlerave themelore evropiane. Masat e propozuara nga Komisioni Evropian janë pjesë e një strategjie më të gjerë për përgatitjen e unionit për zgjerimin e ardhshëm. Mali i Zi, i konsideruar aktualisht ndër vendet më të avancuara në p
Oct 28


Netanyahu rrezikon pushtetin? Sondazhet tregojnë garë të ngushtë dhe pasiguri për qeverinë e re
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përballet me një garë të ngushtë politike me ish-shefin e ushtrisë, Gadi Eisenkot, ndërsa sondazhet sugjerojnë se asnjëri prej dy blloqeve kryesore nuk e ka të lehtë të sigurojë shumicën prej 61 mandatesh të nevojshme për formimin e qeverisë. Sipas sondazheve të publikuara të premten, diferenca mes dy kampeve është e ngushtë. Ky rezultat mund të sjellë javë apo edhe muaj negociatash për krijimin e një koalicioni qeverisës, për shkak të
Oct 27


Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në 2027, paralajmëron kreu i Ryanair
Rritja e çmimeve të karburantit dhe tensionet në Lindjen e Mesme pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në xhepat e udhëtarëve, me biletat e avionit në Europë që mund të shtrenjtohen ndjeshëm gjatë vitit 2027. Paralajmërimi vjen nga drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, i cili parashikon rritje të tarifave deri në 20%, në atë që e cilëson si shtrenjtimin më të madh historik të udhëtimeve ajrore në Europë. Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, më 20 tetor, O’Leary rend
Oct 23


Tronditëse! Deputetja humb të dyja këmbët pasi u godit nga një makinë, policia flet për sulm të qëllimshëm
Deputetja australiane Helen Haines ka humbur të dyja këmbët pasi u godit nga një automjet në një ngjarje të rëndë që autoritetet policore e kanë cilësuar si sulm të qëllimshëm. Ngjarja ndodhi të hënën pasdite, jashtë zyrës elektorale të deputetes në Wangaratta, rreth 240 kilometra në verilindje të Melburnit. I dyshuari, 43-vjeçari Brendan Nugent, u arrestua në vendngjarje dhe përballet me disa akuza penale. Bashkëshorti i deputetes, Phil Haines, konfirmoi se ajo ka pësuar lën
Oct 21


Humb jetën ish-e dashura e Justin Bieber, modelja australiane u bë nënë vetëm para pak muajsh
Modelja australiane dhe sipërmarrësja e modës së plazhit, Sahara Ray, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare, vetëm disa muaj pasi solli në jetë vajzën e saj të parë. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga familjarët e saj, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik. Familja e modeles ka bërë të ditur për median amerikane TMZ se ajo ndërroi jetë në spital, e rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur. “Ajo ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar, e rrethuar nga familjarët në spital
Oct 20


Ndodh edhe kjo/ Lëshohet gabimisht alarm për tërmet 9.9 ballë!
Miliona qytetarë në Japoni morën në telefonat e tyre një alarm emergjence për një tërmet me magnitudë 9.9, pasi Agjencia Meteorologjike e vendit (JMA) bëri një gabim në përllogaritjen e të dhënave sizmike. Ngjarja ndodhi të premten, kur sistemi japonez i paralajmërimit regjistroi fillimisht një tërmet të fuqishëm pranë Ishujve Kurile. Autoritetet e korrigjuan njoftimin vetëm pak minuta më vonë, pasi konstatuan pasaktësi në përcaktimin e epiqendrës dhe magnitudës. Sipas të dhë
Oct 17


U ankua për dhimbje në gjoks, pak minuta më vonë ndodhi tragjedia me ish-kampionin e botës
Ish-kampioni i botës në boks, argjentinasi Jorge Castro, është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, pasi pësoi një atak kardiak në një sallë bingoje pranë Buenos Aires-it. Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e vajzës së tij, Quimely, ndërsa përpjekjet për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses. Ish-boksieri u ndje keq papritur dhe fillimisht nisi të ankohej për dhimbje në gjoks. Familjarët kërkuan menjëherë ndihmë, por, pavarësisht ndërhyrjes për reanimim, jeta e tij nuk u shpëtu
Oct 16


Të shtëna me a*më në një shkollë, 3 fëmijë dhe 1 mësues të vr*rë! Sulmuesi eliminohet nga një kalimtar
Një 16-vjeçar ka qëlluar për vdekje tre fëmijë dhe një mësues në një shkollë fillore në shtetin amerikan të Oregonit, përpara se të vritej nga një kalimtar i rastit, tha policia. I dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, hyri me forcë në shkollën fillore Silver Rail në qytetin e Bend të enjten pasdite duke qëlluar drejt dyerve të mbyllura, tha shefi i policisë së Bend, Mike Krantz. Adoleshenti u qëllua për vdekje nga një anëtar i komunitetit i cili “e ndoqi atë në s
Oct 16


Vetëm 34 vjeç, ndahet nga jeta aktori i njohur që preku zemrat e publikut
Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesit e tij, ndërsa aktori u gjet i vdekur në Brownsville, Teksas, më 12 tetor. Sipas mediave amerikane, përfshirë TMZ, vdekja e tij dyshohet të ketë qenë vetëvrasje. Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht shkakun e vdekjes dhe hetimet vijojnë, ndërsa pritet edhe rezultati i autopsis
Oct 13


Vd*kja e Mazonakis, analizat zbulojnë dy substanca qetësuese...
Rezultatet e para të analizave toksikologjike në çështjen e vdekjes së Mazonakis kanë identifikuar praninë e propofolit dhe midazolamit, dy substanca që përdoren për anestezi dhe qetësim. Sipas raportimeve të mediave greke, mjeku i akuzuar i kishte kërkuar këto dy substanca përmes Inteligjencës Artificiale. Autoritetet po hetojnë rrethanat në të cilat ato janë administruar. Dyshohet se këngëtari ishte sedatuar në një klinikë në Kolonaki, përpara se t’i nënshtrohej një procedu
Oct 13


Violinisti shqiptar kapet me 38 kg k*kainë në Francë, dënohet me 4 vite b*rg dhe 1,1 milion euro gjobë
Një violinist profesionist me origjinë shqiptare është dënuar nga Gjykata Penale e Nicës në Francë, pasi u kap me 38 kilogramë kokainë të fshehur në automjetin e tij. Ai është Beng Bakalli, 45 vjeç. Ai u arrestua më 10 gusht në autostradën A8, pranë kufirit franko-italian. Gjatë kontrollit të makinës, doganierët zbuluan drogën me vlerë mbi 1 milion euro të fshehura nën tapetin e dyshemesë. Pas arrestimit, hetuesit kontrolluan banesën e tij në Besançon, ku gjetën 90 mijë euro
Oct 13


Tronditëse/ Një foshnjë gjendet i braktisur në një qese, e zbulon një grua që shëtiste qenin
Një grua që kishte dalë për të shëtitur qenin është përballur me një skenë dramatike pasditen e së hënës në Cinisello Balsamo, në periferi të Milanos. Disa rënkime të dobëta që vinin nga një qese e lënë mes pemëve e shtynë të afrohej, duke zbuluar brenda saj një foshnjë të porsalindur. Bëhej fjalë për një djalë, i cili ishte mbështjellë me një copë pëlhure dhe kishte ende placentën të lidhur. Gruaja lajmëroi menjëherë shërbimet e emergjencës, duke vënë në lëvizje ekipet mjekë
Oct 13


Tronditet futbolli, ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare ish-kapiteni i njohur
Ish-futbollisti anglez Doug Loft është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare, pas një urgjence mjekësore të ndodhur gjatë fundjavës. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga klubi i Gillingham përmes një deklarate zyrtare. Largimi i tij i parakohshëm ka shkaktuar trishtim në komunitetin e futbollit anglez, ndërsa shumëkush kujton karrierën e tij dhe kontributin për skuadrat ku u aktivizua. Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi rrethanat e urgjencës mjekësore.
Oct 12
bottom of page
