Vetëm 34 vjeç, ndahet nga jeta aktori i njohur që preku zemrat e publikut
Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesit e tij, ndërsa aktori u gjet i vdekur në Brownsville, Teksas, më 12 tetor.
Sipas mediave amerikane, përfshirë TMZ, vdekja e tij dyshohet të ketë qenë vetëvrasje.
Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht shkakun e vdekjes dhe hetimet vijojnë, ndërsa pritet edhe rezultati i autopsisë.
RJ Mitte u bë i njohur për publikun në mbarë botën përmes rolit të Walter White Jr., djalit të personazhit kryesor të luajtur nga Bryan Cranston, në serialin “Breaking Bad”. Ai u shfaq në 56 episode të produksionit, i cili u transmetua nga viti 2008 deri në vitin 2013.
Përtej karrierës në ekran, aktori u dallua edhe për angazhimin në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara. Duke jetuar vetë me paralizë cerebrale, ai përdori përvojën personale për të promovuar ndërgjegjësimin, përfshirjen dhe përfaqësimin më të madh të tyre në industrinë e filmit.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur fansat e serialit dhe komunitetin e artit, ku Mitte kujtohet jo vetëm për rolin e tij të njohur, por edhe për përpjekjet për të sfiduar paragjykimet ndaj personave me aftësi të kufizuara.
“KORÇA BOOM”
















