top of page

Po riparonte çatinë e banesës, 52-vjeçari rrëzohet nga lartësia dhe përfundon në spital

38 minutes ago
1 min read

Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar nga lartësia teksa po riparonte çatinë e banesës së tij, në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh.


I dëmtuari, Festim Sulaj, dyshohet se ka humbur ekuilibrin gjatë punimeve dhe ka rënë në tokë, duke pësuar dëmtime, kryesisht në pjesën e pasme të kokës.


Pas ngjarjes, ai mori ndihmën e parë në Spitalin e Ballshit dhe më pas u transportua drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ekzaminime të mëtejshme.


Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page