Studentët dhe të rinjtë zbresin në protestë, çfarë po ndodh para Ministrisë së Arsimit?
Ka nisur pasditen e kësaj të marte protesta e paralajmëruar e studentëve dhe të rinjve përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në kryeqytet.
Pranë godinës është vënë re një prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit, si dhe një autobot me ujë, në kuadër të masave për menaxhimin e situatës.
Të rinj nga qytete të ndryshme të vendit janë mbledhur për të kundërshtuar problematikat në sistemin arsimor. Përmes pankartave dhe thirrjeve, ata kanë përcjellë mesazhin: “Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe.”
Protestuesit kërkojnë përmirësimin e kushteve në universitete, lehtësimin e kostove të studimeve dhe më shumë mbështetje për zhvillimin e tyre profesional. Ata kërkojnë gjithashtu reagim nga institucionet për problematikat që kanë ngritur.
“KORÇA BOOM”
















