“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”/ Monika Lubonjës i del “turpi” pas publikimit të videove intime me Adi Hilën
Pas ditëve kur emri i saj u përmend gjerësisht në mediat rozë, në lidhje me diskutimet për videot intime të kompozitorit Adrian Hila, Monika Lubonja është rikthyer në rrjetet sociale me një postim të ri.
Aktorja ka publikuar në Instagram një video promocionale në bashkëpunim me një biznes, por vëmendjen e ka marrë një shprehje që ajo përdor gjatë videos: “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”.
Kjo fjali vjen në një moment kur Lubonja është përfshirë në diskutimet e ditëve të fundit, megjithatë ajo nuk e ka lidhur drejtpërdrejt fjalinë me ngjarjet që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një mesazh të tërthortë apo thjesht për një pjesë të videos promovuese.
Ndërkohë, pas publikimit të materialeve intime dhe diskutimeve që pasuan, disa personazhe të njohur kanë reaguar publikisht, duke shprehur shqetësim për gjendjen e aktores dhe duke kërkuar respektimin e privatësisë së saj.
“KORÇA BOOM”
















