“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar
Konkurrentja e “Për’puthen”, Ada, ka bërë sot një rrëfim personal, duke zbuluar për herë të parë në program se ka një djalë dhe duke ndarë me publikun historinë e marrëdhënies së saj të mëparshme.
Ada tregoi se ishte 17 vjeçe kur vendosi të largohej nga shtëpia për të jetuar me djalin që kishte zgjedhur, ndërsa për një vit nuk kishte komunikuar me familjen e saj. Nga kjo marrëdhënie edhe pse të vegjël, ata u bënë prindër të një djali, i cili sot nuk e ka mungesën as të nënës dhe as të babait, pasi ish-bashkëshorti i saj kujdeset shumë për djalin.
Sipas saj, prindërit nuk e kishin mbështetur këtë lidhje, pasi kishin paragjykime për djemtë nga Fieri dhe mendonin se ai nuk ishte zgjedhja e duhur për të bijën.
Një tjetër pjesë e vështirë e jetës së saj lidhet me historinë familjare. Ada tregoi se prindërit e saj ishin të divorcuar, ndërsa babai ishte larguar në emigrim dhe nuk ishte kthyer më.
Sa i përket jetës sentimentale, konkurrentja bëri të ditur se tashmë është ndarë nga ish-bashkëshorti, por ruan marrëdhënie të mira me të.
“Ai më ka shkruar, ishte mërzitur, pse nuk e tregove që ke një djalë më tha, por unë i thash s’më pyeti njeri, nuk u interesuan. Pastaj doja te flisja njëherë për veten”, zbuloi Ada, duke treguar se ish-bashkëshorti e kishte kontaktuar dhe i kishte shprehur pakënaqësinë për faktin që ajo nuk e kishte përmendur më herët këtë pjesë të jetës së saj në program.
“KORÇA BOOM”
















