top of page

Tronditet futbolli, ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare ish-kapiteni i njohur

1 hour ago
1 min read

Ish-futbollisti anglez Doug Loft është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare, pas një urgjence mjekësore të ndodhur gjatë fundjavës. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga klubi i Gillingham përmes një deklarate zyrtare.


Largimi i tij i parakohshëm ka shkaktuar trishtim në komunitetin e futbollit anglez, ndërsa shumëkush kujton karrierën e tij dhe kontributin për skuadrat ku u aktivizua.


Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi rrethanat e urgjencës mjekësore.


Doug Loft zhvilloi një karrierë rreth 18-vjeçare në futbollin anglez, duke regjistruar më shumë se 420 paraqitje. Gjatë karrierës së tij, ai luajti për disa klube, mes tyre Brighton & Hove Albion, Port Vale dhe Gillingham, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.


Periudhën më të rëndësishme të karrierës e kaloi te Port Vale, ku regjistroi 196 ndeshje nga viti 2009 deri në vitin 2014. Në sezonin 2011-2012, ai u shpall lojtari i vitit i klubit, ndërsa më pas kontribuoi në ngjitjen e skuadrës në League One.


Doug Loft lë pas bashkëshorten Laura dhe dy vajzat e tij, Freya dhe Amelie. Pas lajmit të rëndë, klubet ku ai luajti kanë shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe ish-shokët e skuadrës.


Futbolli anglez humbet kështu një ish-kapiten të respektuar, i cili do të kujtohet për përkushtimin dhe kontributin e tij në fushën e lojës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page