top of page

Tensione dhe incidente, 3 persona procedohen penalisht dhe një 19-vjeçar në kërkim

7 hours ago
1 min read

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, i zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Air Albania”, është shoqëruar me tensione dhe incidente mes tifozerive, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e Policisë për të mbajtur situatën nën kontroll.


Në përfundim të veprimeve të para hetimore, tre persona janë proceduar penalisht, ndërsa një 19-vjeçar është shpallur në kërkim.


Sipas Policisë, një 25-vjeçar është proceduar penalisht pasi është konfliktuar me një 19-vjeçar pranë stadiumit, përpara nisjes së ndeshjes.


Ndërkohë, në procedim penal janë përfshirë edhe dy të mitur. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, uniformat blu kanë gjetur kapsolla dhe flakadanë, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.


Policia vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të regjistruara gjatë derbit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page