ZYRTARE/ Shkarkohet trajneri, rezultatet zhgënjyese i kushtojnë vendin
7 hours ago
1 min read
FK Partizani ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik.
Vendimi vjen pas rezultateve zhgënjyese të regjistruara nga skuadra në këtë fillim sezoni, të cilat, sipas klubit, kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë.
Pas largimit të Bratus, seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B.
Në njoftimin zyrtar, klubi kryeqytetas i ka uruar Florin Bratus dhe stafit të tij suksese në vazhdim të karrierës sportive.
Tashmë, mbetet për t'u parë se si do të vijojë rrugëtimi i Partizanit dhe kush do të jetë trajneri që do të marrë drejtimin e skuadrës në vazhdim të sezonit.
“KORÇA BOOM”
















