Tentativë vr*sjeje në kalçeto dhe dhunë me a*më në lokal, shpallen në kërkim 3 persona
Policia e Shkodrës ka zbardhur dy ngjarje të ndryshme, një tentativë të dyshuar vrasjeje dhe një rast kanosjeje me armë zjarri e dhune fizike. Tre persona janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona të dyshuar si autorë të dy ngjarjeve të ndryshme kriminale, të ndodhura më 11 dhe 12 tetor 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shpallur në kërkim 25-vjeçarin K. F., i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se më 11 tetor, i riu ka hyrë në një fushë sportive (kalçeto) në qytetin e Shkodrës, ku i ka drejtuar armën një 27-vjeçari me inicialet J. U., me qëllim për ta vrarë.
Ndërkohë, në një tjetër ngjarje të regjistruar më 12 tetor, Policia ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë, F. Gj., 40 vjeç, dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Sipas Policisë, dy të dyshuarit kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte një 38-vjeçar me inicialet E. Ç., brenda një lokali në Shkodër, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Ata dyshohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, të kryera në bashkëpunim.
Policia njofton se vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“ shtetasin K. F., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, ka hyrë në një fushë sporti (kalçeto), në Shkodër, dhe i ka drejtuar armën shtetasit J. U., 27 vjeç, me qëllim vrasjen e tij.
Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim shtetasit F. Gj., 40 vjeç, dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 12.10.2026, në një lokal në Shkodër, kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte shtetasin E. Ç., 38 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.
“KORÇA BOOM”
















