top of page

Aksident i rëndë në vend/ Tre adoleshentë përplasen me motorë elektrikë, dy në gjendje të rëndë

2 hours ago
1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berat, ku tre të mitur janë përplasur me motorë elektrikë, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.


Ngjarja është regjistruar në rrethrrotullimin në dalje të qytetit, në aksin e By-Pass-it, ku tre 16-vjeçarë dyshohet se po zhvillonin gara me motorë elektrikë.


Sipas të dhënave paraprake, të miturit kanë humbur kontrollin e mjeteve gjatë lëvizjes në rrethrrotullim, duke u përplasur me njëri-tjetrin.


Si pasojë e përplasjes, dy prej tyre kanë marrë dëmtime të rënda në kokë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.


Ndërkohë, 16-vjeçari i tretë është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai ka pësuar fraktura të shumta, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page