top of page

30 mijë euro nga puna jashtë, qytetari tregon si iu futën në shtëpi të maskuar si policë

5 hours ago
1 min read

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me grabitjen e ndodhur mëngjesin e së hënës në Elbasan, ku persona të maskuar si punonjës policie kanë hyrë në një banesë dhe kanë kërcënuar familjarët.


Në një intervistë për Syri, i zoti i banesës ka treguar se dy automjete që ngjanin me ato të Policisë kanë mbërritur në shtëpinë e tij. Personat e maskuar, të veshur me uniforma policie dhe të pajisur me pranga, i kanë kërkuar të tregonte se ku i mbante paratë, si dhe nëse kishte armë pa leje apo lëndë narkotike.


Sipas dëshmisë së tij, grabitësit i kanë drejtuar pistoletën dhe i kanë bërë thirrje të mos lëvizte, duke u prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit.


“Mos lëviz, Policia e Shtetit”, ka treguar ai se i kanë thënë personat e maskuar, duke i kërkuar të ngrihej pasi do ta merrnin me vete.


I zoti i banesës ka rrëfyer edhe momentet e rënda që ka përjetuar familja e tij gjatë ngjarjes. Sipas tij, fëmijët e mitur dhe nëna janë traumatizuar nga ajo që ndodhi, ndërsa kjo e fundit ka humbur ndjenjat disa herë.


“Kam punuar në të zezë. 30 mijë euro i kam siguruar nga puna jashtë”, është shprehur qytetari, duke treguar se paratë i kishte fituar nga puna.


Ai ka ngritur dyshime se personat që hynë në banesë mund të kenë pasur informacion paraprak për të dhe familjen e tij.


Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page