Çfarë ndodhi në rezervuarin e Devollit? Policia jep detajet për 82-vjeçaren
7 hours ago
1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Devoll, ku një 82-vjeçare është gjetur pa shenja jete në rezervuarin e qytetit.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, trupi i të moshuarës me inicialet A. K., banuese në Devoll, është gjetur rreth orës 12:30.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se e moshuara është mbytur në ujë.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që ekspertiza të ndihmojë në sqarimin e mëtejshëm të rastit.
“KORÇA BOOM”
















