top of page

Sh*ërthim i dyshuar me e*sploziv , flakët përfshijnë dy automjete

2 minutes ago
1 min read

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Elbasan, ku është dëmtuar një automjet tip “Volkswagen”.


Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në lagjen “28 Nëntori”. Dyshohet se lënda plasëse ka shpërthyer në njërën prej gomave të para të automjetit, në pronësi të shtetases A. D.


Pas shpërthimit, automjeti është përfshirë nga flakët. Zjarri ka përhapur dëme edhe në një automjet tip “Benz”, i cili ishte parkuar pranë tij.


Grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page