top of page

Shpërthimi në pallatin 5-katësh, identifikohen dy viktimat, dhjetëra banorë pa strehë

2 hours ago
1 min read

Një tragjedi e rëndë ka tronditur ditën e djeshme qytetin e Elbasanit, duke lënë pas dy viktima, ndërsa shumë familje kanë mbetur pa shtëpi. Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në një pallat në lagjen “Beqir Dardha” u mori jetën dy qytetarëve, 83-vjeçares Hatixhe Berisha dhe 69-vjeçarit Hamit Ibro.


Hatixhe Berisha ishte viktima e parë e kësaj ngjarjeje tragjike. E moshuara nuk mundi t’u mbijetonte pasojave të shpërthimit dhe flakëve që përfshinë apartamentin.


Ndërkohë, pas më shumë se 17 orësh kërkime mes rrënojave, ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën mëngjesin e kësaj të enjteje trupin e pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, pronarit të apartamentit ku dyshohet se ndodhi shpërthimi.


Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në pallat, ndërsa disa banorë të tjerë u prekën nga tymi dhe morën ndihmë mjekësore.


Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.


Sipas ekspertëve, të Institutit të Ndërtimit, i gjitha pallati duhet shëmbur, për shkak se ka dëme të konsiderueshme në strukturë. Banorët e pallatit u evakuuan që prej ditës së djeshme, pasi ishte shumë e rrezikshme të qëndron në banesat e tyre. Ndërkohë, ekspertët xhenierë të RENEA-s kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë e shkaktoi shpërthimin./ Shekulli

“KORÇA BOOM”


bottom of page