top of page

TRAGJEDI/ Elektricisti humb jetën në krye të detyrës, shtylla elektrike e zë poshtë gjatë punës, emri

56 minutes ago
1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Dibrës ditën e sotme, ku një punonjës i shërbimit elektrik ka humbur jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paradites të së enjtes në fshatin Vasije të njësisë administrative Kalaja e Dodës.


Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, viktimë e këtij aksidenti fatal ka mbetur elektricisti Lulzim Shehu. Ai ndodhej në terren për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes në rrjetin elektrik të zonës, kur një nga shtyllat është shembur papritur duke e zënë poshtë.


Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, goditja ka qenë fatale për elektricistin, i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.


Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në fshatin Vasije kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të këqyrur vendin e ngjarjes. Ekspertët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë, ndërsa po hetohet nëse janë respektuar të gjitha kushtet e sigurisë në punë dhe amortizimi i mundshëm i infrastrukturës elektrike në këtë zonë malore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page