top of page

LAJMI FUNDIT/ E rëndë në vend. Vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën!

3h
1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Burrelit, në lagjen “Pjetër Budi”, ku një vajzë dyshohet se i ka vënë flakën babait të saj.


Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet M.M., rreth 43 vjeçe, dyshohet se e ka lyer të atin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.


Si pasojë e flakëve, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Policia bën me dije se ka bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçares, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.


Policia ka bërë me dije se vajza nuk ka shprehur asnjë shenjë pendesë pas ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page