top of page

Zbardhet dëshmia e 43-vjeçares: Priti të atin të flinte, e spërkati me benzinë dhe i vuri fl*kën

36 minutes ago
1 min read

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Burrel, ku 43-vjeçarja Majlinda Mara dyshohet se i vuri flakën babait të saj, 89-vjeçarit Adem Mara. I moshuari ndodhet në gjendje kritike për jetën, në spitalin e Tiranës.


Në dëshminë e dhënë para hetuesve, 43-vjeçarja ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur pas grindjeve të vazhdueshme me të atin. Ajo ka rrëfyer se ka pritur që 89-vjeçari të shtrihej për të fjetur dhe, pasi e kishte zënë gjumi, e ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën. Më pas, sipas dëshmisë, është larguar nga dhoma.


Si pasojë e zjarrit, Adem Mara ka pësuar djegie të rënda në trup dhe po merr trajtim intensiv mjekësor në spitalin e kryeqytetit.


Ngjarja është denoncuar në polici nga fqinjët e familjes, të cilët i kanë dhënë edhe ndihmën e parë të moshuarit.


Policia Kriminale në Burrel ka arrestuar 43-vjeçaren. Ndaj saj është ngritur akuza për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page