top of page

Prof. Manjola Zaçellari prezanton në Akademinë e Shkencave në Vjenë, gjetje të reja mbi trashëgiminë gjuhësore shqiptare

18 hours ago
1 min read

Prof. Asoc. Dr. Manjola Zaçellari mbajti një ligjëratë shkencore në Akademinë Austriake të Shkencave, në Vjenë, me titull “Albanian Traces in Austrian Archives: Linguistic Heritage, Historical Documentation, and New Research Perspectives” (Gjurmë shqiptare në arkivat austriake: Trashëgimia gjuhësore, dokumentacioni historik dhe perspektiva të reja kërkimore).


Ligjërata solli në vëmendje rëndësinë e burimeve arkivore austriake për studimin e historisë së gjuhës shqipe, veçanërisht të traditës së saj të shkruar, dokumentimit historik dhe zhvillimit të studimeve albanologjike.


Ligjërata theksoi rëndësinë e hulumtimit sistematik të fondeve arkivore për identifikimin e materialeve të panjohura ose pak të studiuara, të cilat mund të kontribuojnë në pasurimin e njohurive mbi historinë e shqipes së shkruar dhe marrëdhëniet intelektuale e shkencore shqiptaro-austriake.


Aktiviteti u zhvillua në Akademinë e Shkencave, në Vjenë, i cili u pasua me diskutime mbi kërkimet albanologjike.

"KORÇA BOOM"


bottom of page