top of page

Ngrohja bëhet luks për familjet korçare, sa kushton këtë vit një metër sterë dru?

1 day ago
1 min read

Me afrimin e temperaturave të ulëta, sigurimi i druve të zjarrit për ngrohje kthehet në një nga shqetësimet kryesore për familjet korçare. Këtë vit, qytetarët do të duhet të paguajnë më shumë për t'u përgatitur për sezonin e dimrit, pasi çmimi i druve ka pësuar një tjetër rritje.


Një metër sterë dru zjarri kushton këtë vit 5 mijë lekë, nga 4 mijë e 700 lekë që ishte më parë. Një rritje që rëndon më tej buxhetin familjar, veçanërisht për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta.


Për shumë të moshuar, blerja e druve është një shpenzim i domosdoshëm, të cilin nuk mund ta shmangin, pavarësisht vështirësive ekonomike.


“Është shtrenjtë. Pa dru nuk e kalojmë dot dimrin. Pensionet janë të vogla. Presim të na japin diçka për Vitin e Ri. Unë, bashkë me gruan, marrim 45 mijë lekë pension në muaj”, shprehet një pensionist.


Për këtë kategori, rritja e çmimit të druve vjen në një moment kur të ardhurat mujore mbeten të kufizuara, ndërsa shpenzimet për ngrohje përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit.


Me dimrin që po afron, shumë familje në Korçë përballen me të njëjtën dilemë: si të sigurojnë ngrohjen për muajt e ftohtë pa rënduar edhe më shumë ekonominë familjare?

“KORÇA BOOM”


bottom of page