top of page


Të rinjtë dhe studentët mund të blejnë shtëpi me kredi pa interes, çfarë parashikon ligji i ri
Kuvendi ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për strehimin social”, duke zgjeruar nga gjashtë në tetë programet e strehimit dhe duke sjellë instrumente të reja mbështetjeje për të rinjtë, familjet dhe kategoritë që kanë vështirësi në përballimin e kostove të banimit. Ndryshimet synojnë të krijojnë më shumë mundësi për blerjen e një banese dhe lehtësojnë përballimin e shpenzimeve të qirasë, përmes programeve të reja të strehimit të përballueshëm. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovaci
3 days ago


EDITORIAL nga “KORÇA BOOM”: Sot është një mësues, nesër mund të jetë kushdo! Fenomeni që po trondit shoqërinë
Një fenomen shqetësues po merr gjithnjë e më shumë përmasa në shoqërinë tonë: Publikimi i denoncimeve dhe akuzave përpara se ato të verifikohen nga institucionet kompetente. Një pretendim shpërndahet në portale, kthehet në lajm kryesor dhe brenda pak orësh personi i përmendur gjendet përballë një gjyqi publik, ku shpesh është shpallur fajtor përpara se të flasin provat. Rasti i fundit i denoncimeve ndaj një mësuesi ka rikthyer debatin mbi dinjitetin e figurës së arsimtarit, p
5 days ago


Lajm i mirë për qytetarët! Hiqen tarifat e legalizimit, ja kush përfiton faljen e truallit
Qytetarët që janë në proces legalizimi të banesave apo pajisjeje me dokumente pronësie mund të përfitojnë lehtësi të rëndësishme financiare, duke nisur nga heqja e disa tarifave administrative deri te përjashtimi i plotë nga pagesa e parcelës ndërtimore për kategori të caktuara. Ndryshimet e miratuara në shtator parashikojnë që Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) të mos aplikojë disa tarifa shërbimi kur procedurat kryhen me nismën e vetë institucionit. Konkretisht, bëhet f
6 days ago


Taksa e automjeteve, kush do të paguajë tarifën fikse dhe kujt do t’i llogaritet sipas vjetërsisë?
Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, ka shpjeguar mënyrën se si do të funksionojë taksa e përdorimit të automjeteve, duke bërë dallimin mes pagesës për makinat elektrike dhe taksës që do të paguajnë automjetet me karburant. E ftuar në emisionin “Off the Record”, Ekonomi sqaroi se bëhet fjalë për një taksë të kombinuar, e cila lidhet si me përdorimin e mjetit, ashtu edhe me atë të rrugës. Sipas saj, automjetet elektrike do të paguajnë një tarifë fikse prej 150 mijë l
Nov 11


Fermerët kanë mundësinë të kursejnë mijëra lekë, ja çfarë falet deri në fund të vitit 2026!
Një lehtësi e rëndësishme financiare u vjen fermerëve që jetojnë në fshat dhe zotërojnë tokë bujqësore. Ata kanë mundësinë të shlyejnë detyrimet e prapambetura për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore pa paguar kamatëvonesa apo penalitete. Sipas skemës në fuqi, fermerët që banojnë në zonat fushore duhet të paguajnë 38 mijë e 400 lekë në vit, ndërsa ata që jetojnë në zonat malore përfitojnë një detyrim më të ulët, prej 29 mijë e 400 lekësh në vit. Eksperti i sistemit të pensio
Nov 10


Makina do të ketë një tjetër kosto nga 2027? Projektligji i ri në Kuvend
Një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën e taksimit të automjeteve pritet të hyjë në fuqi në Shqipëri nga 1 janari 2027. Një projektligj i propozuar nga deputeti socialist Andi Qose parashikon heqjen e taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin, e cila aktualisht është 27 lekë për litër, dhe zëvendësimin e saj me një tarifë të re, të njohur si vinjeta. Nisma synon të ndryshojë mënyrën e financimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit rrugor kombëtar, duke vendosur një detyrim të ri
Nov 9


Ngrohja bëhet luks për familjet korçare, sa kushton këtë vit një metër sterë dru?
Me afrimin e temperaturave të ulëta, sigurimi i druve të zjarrit për ngrohje kthehet në një nga shqetësimet kryesore për familjet korçare. Këtë vit, qytetarët do të duhet të paguajnë më shumë për t'u përgatitur për sezonin e dimrit, pasi çmimi i druve ka pësuar një tjetër rritje. Një metër sterë dru zjarri kushton këtë vit 5 mijë lekë, nga 4 mijë e 700 lekë që ishte më parë. Një rritje që rëndon më tej buxhetin familjar, veçanërisht për pensionistët dhe familjet me të ardhura
Nov 6


Makina me naftë dhe mbi 2,000 kubikë? Përgatituni për faturën e re
Pronarët e automjeteve në Shqipëri pritet të përballen me rritje të ndjeshme të taksës vjetore në vitin 2027, nëse miratohen ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale. Goditjen më të madhe pritet ta ndiejnë drejtuesit e makinave me motorë mbi 2,000 kubikë, veçanërisht ata që përdorin naftë. Sipas përllogaritjeve të publikuara nga “Monitor”, për një automjet me naftë, 10-vjeçar dhe me motor 2,500 kubikë, taksa vjetore do të rritet nga 7,500 lekë që paguhet aktualisht në 21,45
Nov 5


Nafta bie nën 100 dollarë, eksperti tregon çfarë pritet të ndodhë me ekonominë shqiptare
Rënia e çmimit të naftës nën 100 dollarë për fuçi pritet të sjellë efekte pozitive në ekonominë globale dhe atë shqiptare, duke ndihmuar në zbutjen e presioneve inflacioniste. Megjithatë, ecuria e mëtejshme e çmimeve mbetet e lidhur me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, situatën gjeopolitike dhe rritjen sezonale të konsumit gjatë muajve të dimrit. Në një intervistë për “Money Report”, eksperti i ekonomisë Artur Ribaj vlerëson se stabilizimi i çmimit të naftës dhe mungesa e
Nov 5


Ndërtimi jep sinjalin e parë të fortë të ngadalësimit, çfarë po ndodh me kërkesën për apartamente?
Sektori i ndërtimit në Shqipëri po përballet me sinjale të ngadalësimit të aktivitetit, ndërsa të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit gjatë muajit tetor 2026. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN) u ul me 5.7 pikë përqindje brenda një muaji, duke regjistruar rënien më të fortë ndër sektorët e ekonomisë. Kjo ecuri ka ndikuar edhe në frenimin e Treguesit të Ndjesisë Ekonomike në vend. Rënie e n
Nov 2


Paguani me cash mbi kufirin dhe rrezikoni gjobë të majme, çfarë parashikon projektligji
Qeveria synon të ashpërsojë më tej kufizimet për përdorimin e parasë cash, duke parashikuar gjoba për qytetarët dhe bizneset që kryejnë pagesa në dorë mbi kufijtë e lejuar. Në ndryshimet e propozuara në projektligjin “Për Procedurat Tatimore”, parashikohet një gjobë sa 10% e faturës në rastet kur pagesa me para në dorë tejkalon tavanin e përcaktuar nga qeveria. Sipas kufizimeve në fuqi, qytetarët nuk mund të kryejnë transaksione cash me vlerë më të lartë se 500 mijë lekë, ndë
Oct 29


Mbi 10 mijë vendime divorcesh/ Ambient i posaçëm në Pogradec për takimet prind-fëmijë
Një hapësirë e posaçme dhe miqësore për fëmijët është inauguruar pranë Zyrës Përmbarimore në Pogradec. Ambienti do të shërbejë për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar, në zbatim të vendimeve gjyqësore, duke synuar shmangien e stresit dhe presionit që mund të krijojnë procedurat përmbarimore. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë zëvendësministrja e Drejtësisë, drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Hapësira e re është
Sep 23


Nga 1 janari 2027 dyfishohet bonusi për pensionistët, pensioni i plotë synohet të arrijë 40 mijë lekë deri në 2030
Qeveria ka vendosur që nga 1 janari 2027 të dyfishojë bonusin mujor për të gjitha kategoritë e pensionistëve. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se kjo masë do të shoqërohet edhe me vijimin e indeksimit të pensioneve. Për zbatimin e kësaj politike janë parashikuar 22.4 miliardë lekë shtesë në buxhet, me synimin për të rritur mbështetjen financiare për pensionistët dhe për të përmirësuar nivelin e tyre të jetesës. Sip
Sep 15


Mbi 120 mijë lekë në Tiranë, 40–60 mijë në qarqe të tjera/ Ku pozicionohet Korça?
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave në Shqipëri, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, financave dhe shërbimeve profesionale. Të dhënat rajonale të publikuara nga INSTAT për vitin 2024 tregojnë diferenca të dukshme të pagave mes qarqeve dhe aktiviteteve ekonomike. Në kryeqytet, paga më e lartë regjistrohet në grupin që përfshin informacionin dhe komunikacionin, aktivitetet financiare dhe të sigurimit, pasuritë e paluajtshme, aktivitetet profesiona
Sep 8


Sa do të rriten pensionet? Zv/ministrja zbulon edhe moshën e re të daljes në pension
Mosha e daljes në pension dhe rritja e pensioneve pritet të vijojnë të jenë në qendër të diskutimeve për skemën e sigurimeve shoqërore në vitet e ardhshme. Zv/ministrja ka dhënë detaje mbi ndryshimet që priten në skemën e pensioneve, duke bërë të ditur se mosha e daljes në pension për gratë do të vijojë të rritet gradualisht, me objektiv arritjen në 65 vjeç në vitin 2035. Ndryshimi është pjesë e procesit të rritjes graduale të moshës së pensionit, ndërsa synimi është përshtat
Sep 7


Supermarketet ndryshojnë çmimet, mbi 1,500 produkte pritet të shiten më lirë
Qeveria greke po ndërmerr masa për të frenuar rritjen e kostos së jetesës, përmes një marrëveshjeje të re me furnizuesit dhe supermarketet për uljen e çmimeve të produkteve bazë. Nisma hyn në fuqi më 31 gusht 2026 dhe do të jetë në fuqi të paktën deri në fund të dhjetorit. Sipas transmetuesit publik grek ERT, uljet e dakordësuara deri tani arrijnë mesatarisht në rreth 7%. Furnizuesit kanë ofruar zbritje prej rreth 5%, ndërsa supermarketet pritet të shtojnë edhe 1.5 deri në 2%
Aug 31


Akullorja që hamë po vjen nga jashtë, vetëm 17% prodhohet në Shqipëri
Prodhimi vendas i akullores po përballet me vështirësi të shumta, ndërsa produktet e importuara po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në tregun shqiptar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, gjatë vitit 2025 në vend u prodhuan vetëm 643 tonë akullore, rreth 40% më pak se një vit më parë. Pas rritjes në 1,001 tonë në vitin 2024, sektori është rikthyer në rënie, duke iu afruar niveleve më të ulëta të dekadës. Rënia e prodhimit vendas ka bërë që importet të dominojnë treg
Aug 30


Pensioni privat/ Ja sa para mund të fitoni çdo vit nga kursimet tuaja
Numri i shqiptarëve që po zgjedhin të kursejnë përmes fondeve private të pensionit është në rritje. Në fund të vitit 2025, numri i anëtarëve arriti në 49,899, ose 11.1% më shumë krahasuar me një vit më parë. Vetëm gjatë vitit të kaluar, fondeve private iu shtuan rreth 5 mijë anëtarë të rinj. Pavarësisht rritjes së numrit të kontribuuesve, kursimet mesatare mbeten ende të ulëta. Çdo anëtar kishte mesatarisht rreth 200 mijë lekë, ose afërsisht 2,070 euro, në llogarinë e pension
Aug 30


Nga shtatori ndryshon loja, bizneset do të detyrohen të deklarojnë çmimet
Nga muaji shtator, bizneset, kryesisht ato të mëdha, që tregtojnë produkte të shportës bazë do të detyrohen të raportojnë çmimet e produkteve të tyre në mënyrë periodike. Në monitorim do të përfshihen një sërë produktesh të konsumit të përditshëm, duke nisur nga ushqimet dhe pijet, deri te frutat, perimet dhe produkte të tjera bazë. Nisma e re e Ministrisë së Ekonomisë synon të rrisë transparencën në treg dhe të identifikojë rastet kur çmimet pësojnë rritje të pajustifikuara.
Aug 28


Euro “dorëzohet” përballë lekut, zbret për herë të parë nën 90 lekë
Euro vijon të dobësohet ndjeshëm në tregun shqiptar, duke zbritur në nivele të reja minimale. Ndërsa kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë e kuoton euron rreth 92.44 lekë, në banka dhe pika këmbimi ajo po blihet edhe nën 90 lekë. Në disa banka, euro këmbehet me 90.5, 90.4 dhe 90.2 lekë, ndërsa një prej bankave më të mëdha në vend e ka regjistruar këtë të martë në 89.4 lekë, niveli më i ulët i raportuar deri tani. Dobësimi i euros është përshpejtuar gjatë muajve të verës, i ndik
Aug 25
bottom of page
