top of page

Taksa e automjeteve, kush do të paguajë tarifën fikse dhe kujt do t’i llogaritet sipas vjetërsisë?

21 hours ago
1 min read

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, ka shpjeguar mënyrën se si do të funksionojë taksa e përdorimit të automjeteve, duke bërë dallimin mes pagesës për makinat elektrike dhe taksës që do të paguajnë automjetet me karburant.


E ftuar në emisionin “Off the Record”, Ekonomi sqaroi se bëhet fjalë për një taksë të kombinuar, e cila lidhet si me përdorimin e mjetit, ashtu edhe me atë të rrugës.

Sipas saj, automjetet elektrike do të paguajnë një tarifë fikse prej 150 mijë lekësh të vjetra për vinjetën, ndërsa makinat me karburant do të taksohen në bazë të karakteristikave të automjetit, ku përfshihen cilindrata, fuqia motorike dhe vjetërsia e tij.


Deputetja theksoi se qytetarët duhet të marrin në konsideratë edhe kilometrat që përshkojnë gjatë vitit dhe konsumin e karburantit, për të kuptuar se si ndryshon kostoja e tyre nga sistemi i ri i taksimit.


“Qytetari duhet të shikojë sa i zbret nga konsumi i karburantit dhe sa do të shtojë pagesë për vjetërsinë e mjetit. Pastaj, të bëjë analizën e këtyre të dyjave”, u shpreh Ekonomi.

Ajo foli gjithashtu për ndikimin e ndryshimeve fiskale në çmimin e transportit publik. Sipas saj, pritet të zhvillohet një takim me Shoqatën e Transportit Urban dhe Ndërqytetas, ku do të diskutohet nëse ndryshimet në çmimin e karburantit dhe barrën fiskale për mjetet duhet të reflektohen edhe në çmimin e biletave.


“Duke u ulur çmimi i karburantit dhe duke u rritur çmimi i mjetit, barra fiskale për mjetin është më e ulët sesa një vit më parë dhe kjo duhet të reflektojë në çmimin e biletës. Se si do të reflektohet, është diçka që po diskutohet”, deklaroi deputetja.

“KORÇA BOOM”


bottom of page