top of page

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel pas disa vitesh, zbulohet programi që pritet të nisë në janar 2027

4 hours ago
1 min read

Moderatorja Luana Vjollca pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel në vitin 2027, këtë herë me një prej formateve që e bëri të njohur për publikun shqiptar, “Shiko Kush Luan”.


Sipas burimeve të revistës “Bordo”, moderatorja po përgatitet të rikthejë programin e njohur, i cili parashikohet të nisë në janar të vitit 2027. Ky do të ishte një rikthim në televizionin ku Luana nisi karrierën e saj televizive dhe ku formati u transmetua për disa sezone, duke korrur sukses.


Pas largimit nga Top Channel, Vjollca vijoi rrugëtimin televiziv në ekranin e Klan, ku prezantoi “Zemër Luana”, një program me lojëra, sfida dhe intervista me personazhe të njohur nga fusha të ndryshme.


Ndërkohë, rikthimi i “Shiko Kush Luan” është kërkuar vazhdimisht edhe nga ndjekësit e moderatores, të cilët ia kanë shprehur dëshirën përmes komenteve në rrjetet sociale.


Vitet e fundit, Luana ka qenë gjithashtu pjesë e formateve reality “Love Island Albania” dhe “Ferma VIP 2”, ndërsa paralelisht me televizionin i është përkushtuar edhe sipërmarrjes.


Nëse ky rikthim konfirmohet, viti 2027 do ta gjejë moderatoren sërish në Top Channel, me një format që ka shënuar një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj televizive./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page