Euro “dorëzohet” përballë lekut, zbret për herë të parë nën 90 lekë
- 53 minutes ago
- 1 min read
Euro vijon të dobësohet ndjeshëm në tregun shqiptar, duke zbritur në nivele të reja minimale. Ndërsa kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë e kuoton euron rreth 92.44 lekë, në banka dhe pika këmbimi ajo po blihet edhe nën 90 lekë.
Në disa banka, euro këmbehet me 90.5, 90.4 dhe 90.2 lekë, ndërsa një prej bankave më të mëdha në vend e ka regjistruar këtë të martë në 89.4 lekë, niveli më i ulët i raportuar deri tani.
Dobësimi i euros është përshpejtuar gjatë muajve të verës, i ndikuar nga flukset valutore të turistëve, remitancat e emigrantëve, investimet e huaja dhe informaliteti në treg. Brenda tre muajve, euro ka humbur rreth 6.31% të vlerës, nga 95.42 në 89.4 lekë.
Edhe monedhat e tjera kanë shënuar rënie. Dollari këmbehet me rreth 79.23 lekë, ndërsa paundi britanik ka zbritur nën 106 lekë.
Rënia e euros ka goditur veçanërisht eksportuesit dhe bizneset që operojnë në valutë, ndërsa përfitojnë importuesit dhe qytetarët që kanë paga apo kredi në euro.
Për të frenuar forcimin e lekut, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu 95.5 milionë euro dhe planifikon të blejë deri në 450 milionë euro deri në fund të vitit. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se ndërhyrjet mund të kenë efekt të kufizuar dhe se një politikë e deeuroizimit do të ndihmonte në stabilizimin e monedhës vendase.
“KORÇA BOOM”
















