top of page

Pensioni privat/ Ja sa para mund të fitoni çdo vit nga kursimet tuaja

  • 1 day ago
  • 1 min read

Numri i shqiptarëve që po zgjedhin të kursejnë përmes fondeve private të pensionit është në rritje. Në fund të vitit 2025, numri i anëtarëve arriti në 49,899, ose 11.1% më shumë krahasuar me një vit më parë. Vetëm gjatë vitit të kaluar, fondeve private iu shtuan rreth 5 mijë anëtarë të rinj.


Pavarësisht rritjes së numrit të kontribuuesve, kursimet mesatare mbeten ende të ulëta. Çdo anëtar kishte mesatarisht rreth 200 mijë lekë, ose afërsisht 2,070 euro, në llogarinë e pensionit privat.


Ndërkohë, fondet private të pensionit ofrojnë një kthim vjetor që luhatet kryesisht mes 4% dhe 5%. Diferencat mes fondeve janë relativisht të vogla, pasi pjesa më e madhe e parave investohet në instrumente të ngjashme, kryesisht obligacione afatgjata të qeverisë shqiptare.


Fitimi që përfiton çdo anëtar ndikohet edhe nga tarifat e administrimit. Fondet me tarifa më të ulëta mund të ofrojnë një kthim më të lartë neto për kontribuuesit. Disa prej tyre, që ofrohen online përmes aplikacioneve të e-banking, kanë kosto më të ulëta administrimi.


Skema private ofron gjithashtu lehtësi fiskale. Kontributet për pensionin privat mund të përjashtohen nga tatimi brenda kufijve të përcaktuar me ligj, ndërsa në momentin e përfitimit pensioni tatohet vetëm për pjesën që lidhet me kthimin nga investimi, në kushtet e parashikuara nga legjislacioni.

“KORÇA BOOM”


bottom of page