top of page

EMRI- Arrestohet 45-vjeçari me kokainë në makinë, i sekuestrohen edhe armë dhe një shumë parash

7 hours ago
2 min read

Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike në doza. Në pranga ka rënë Emiljan Mehilli, banues në fshatin Krutje e Poshtme, i cili u kap në flagrancë gjatë një operacioni të koduar “Gjurmimi”


Sipas policisë, 45-vjeçari u ndalua teksa qarkullonte me automjet në fshatin ku banonte.


Gjatë kontrollit në automjet dhe më pas në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 65 doza kokainë, me peshë totale 156 gramë, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu një armë gjahu dhe 105 fishekë për të, dy peshore elektronike, një aparat celular, automjeti me të cilin lëvizte 45-vjeçari, si dhe një shumë parash në euro dhe lekë, që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.


Njoftimi:


Lushnjë/Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmimi”, goditen veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.


Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza, 1 armë gjahu dhe fishekë për të, 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 aparat celularë dhe një shumë e konsiderueshme parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.


Vihet në pranga poseduesi i tyre. Ai u kap në flagrancë me 65 doza Kokaine, në automjet, të cilat i posedonte me qëllim shitjen.


Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 45 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë.


Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në fshatin ku banonte.


Gjatë kontrollit në automjet dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin:


-65 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë në total 156 gramë të kësaj lënde, 1 armë gjahu dhe 105 fishekë për të, 2 peshore elektronike, 1 aparat celularë dhe shuma parash (euro, lekë) të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page