top of page

AKSIDENT me tre automjete/ Detajet e para...

5 hours ago
1 min read

Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.


Në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe dy automjete të tjera. Fatmirësisht, nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për pasoja në njerëz.


Policia e qarkullimit rrugor ndodhet në vendngjarje, jo vetëm për dokumentimin e rastit, por edhe për të disiplinuar trafikun.


Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të furgonit gjatë parakalimit, i cili ka përplasur nga pas një automjet.


Ky i fundit është përplasur më pas me barrierën anësore të betonit, ndërsa një tjetër mjet e ka përplasur po kështu.

“KORÇA BOOM”


bottom of page