"Çfarë na rezervon moti për sot, e premte 6 nëntor 2026?"
10 hours ago
1 min read
Kthjellimet dhe Vranësirat: Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në Ultësirën Perëndimore me intervale të gjata me diell.
Në zonat malore dhe lindore do të ketë kalime të pakta vranësirash, por pa rrezik për reshje shiu.
Temperaturat: Do të mbeten me vlerat tipike të nëntorit.
Vlerat minimale përgjatë mëngjesit do të lëvizin rreth 7°C deri 9°C në zonat e ulëta, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë deri në 18°C deri 20°C në bregdet e qytetet kryesore.
Era dhe Deti: Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. Deti do të paraqitet i qetë me dallgëzim të ulët.
“KORÇA BOOM”
















