top of page

"Nuk na ka bërë gjë", prindërit e vajzave shkojnë në polici të tërheqin kallëzimin, dyshohet se mësuesit në Selenicë po tentojnë t'i zënë vendin e punës dhe "shpikën" skandal s*ksual

1 day ago
1 min read

Mësuesit e disa vajzave, nxënëse në Selenicë, kanë shkuar në mjediset e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe siç janë shprehur, duan të tërheqin kallëzimin për mësuesin e edukimit fizik me iniciale A.A, sepse sipas tyre ai është i pafajshëm.


Të shoqëruar nga bashkëshortet dhe vajzat e tyre, ata janë shprehur për mediat lokale se nuk kanë asnjë dyshim te mësuesi dhe e konsiderojnë person shumë të rregullt, duke lënë të kuptohet se e gjithë ngjarja është e stisur.


"Nuk na ka bërë gjë", dëgjohet të thotë babai i një prej vajzave, kurse nëna e një vajze tjetër shprehet "nuk na zë gjumi, se nuk është ashtu", duke treguar qytetari të rrallë për rastin. Prindërit thonë se vajzat e tyre janë "orientuar" nga vajzat e gjimnazit.


Nxënëset, të moshave 14 deri në 17 vjeçe, kanë deklaruar se 35-vjeçari i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës, ndërsa siç raporton portali lokal "Disidentët", vajzat janë shprehur "Mësuesi i fizkulturës na tha, kur ishim tek palestra e gjithë klasa - drejtoni gjoksin, shpatullat drejtë, këmbët bashkuar - dhe ne mendojmë se na ngacmoi seksualisht!"


Policia e Vlorës e ka ndaluar mësuesin 35 vjeçar, por në telefonin e tij nuk janë gjetur komunikime dhe vetë vajzat kanë deklaruar publikisht se shtetasi A.A nuk ju ka dërguar ndonjë mesazh apo ngacmim.


"Na i kanë marrë fëmijët. I kanë çuar shoqet te drejtoria. Janë nga gjimnazi, kanë ardh te 9 vjeçarja dhe kanë grumbulluar shoqet. Pastaj kanë vajtur atje (në polici)", deklaron nëna e një prej vajzave, teksa qëndron në ambientet e jashtme të Policisë së Vlorës../ Newsbomb.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page