top of page

LAJMI FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës gjoba dhe pezullime. Ja vendimet!

31 minutes ago
2 min read

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e datës 27 tetor 2026, duke ndëshkuar disa klube dhe zyrtarë për shkelje të rregullave gjatë aktiviteteve futbollistike.


Mes ekipeve të ndëshkuara është Vllaznia, e cila është gjobitur me 50 mijë lekë për sjelljen e gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës.


Vendimi i plotë i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së:


“KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.


Zyrtari i FC Dinamo City, Andri Cara, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE-së, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.


KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE-së, gjoba aplikohet në masën 50%.


Zyrtari i KF Tërbuni, Mario Bytyçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE-së, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.


Zyrtari i FK Tomori, Klodian Arbri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE-së, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.


Zyrtari i KF Laçi U-17, Naim Halilaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 6/4, 14/1/j dhe 33 të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë, si dhe 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF-ja.


Në zbatim të nenit 6/5 të KDE-së, KF Laçi ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarit të klubit.”, thuhet në njoftim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page