AKSIDENT/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën!
2 minutes ago
1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Vorës, ku dyshohet se janë përfshirë dy automjete.
Siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksi, një prej makinave ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, ndërsa në rrugë dallohen pjesë të automjetit të shpërndara pas përplasjes.
Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për shkaqet e aksidentit apo për persona të lënduar.
Pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















