top of page

Pamjet e transferimit të Ergys Agasit, pesë furgona policie e shoqërojnë drejt Fierit

5 hours ago
1 min read

Kanë dalë pamjet e shoqërimit të Ergys Agasit drejt burgut të Fierit, ku transferimi i tij u krye nën masa të rrepta sigurie.


Agasi është shoqëruar nga pesë furgona policie gjatë transportimit nga paraburgimi i Bradasheshit drejt institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier.


Urdhri për transferimin e tij është firmosur nga drejtoresha e Burgjeve, Sadleva Bodo. Më herët, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve mbërritën në paraburgimin e Bradasheshit, ku Agasi mbahej deri më tani, për të kryer procedurat përkatëse.


Ergys Agasi nuk është i vetmi person që është transferuar së fundmi në burgun e Fierit. Një ditë më parë, edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u transferua nga burgu i Durrësit në të njëjtin institucion.

“KORÇA BOOM”


bottom of page