top of page

Tentoi t’i largohej Policisë Rrugore, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

51 minutes ago
1 min read

Një automjet ka përfunduar në kanal në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Urës së Dajlanit, pasi dyshohet se drejtuesi po përpiqej t’i shmangej Policisë Rrugore.


Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi nuk i është bindur sinjalit të uniformave blu për të ndaluar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, por gjatë lëvizjes, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.


Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti dhe transportimin e tij drejt spitalit për ndihmë mjekësore.


Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet.

“KORÇA BOOM”


bottom of page